Trump ka probleme me venat - kjo është diagnoza e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump ka probleme me venat – kjo është diagnoza e tij

    Insajderi
    17 July 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump është diagnostikuar me një sëmundje të zakonshme të venave pas vërejtjes së fryrjes në këmbët e tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten, raporton Politico, përcjell Insajderi.

    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha për gazetarët se Trump ka kryer disa teste për të hetuar fryrjen, duke përfshirë studime diagnostikuese vaskulare dhe një ultratinguj të këmbëve, të cilat treguan se ai ka insuficiencë venoze kronike.

    Ky problem, që prek rreth 1 në 20 të rritur, ndodh kur gjaku nuk kthehet në mënyrë efikase nga këmbët në zemër, shpesh si rezultat i dëmtimit të valvulave të venave.

    Ky njoftim vjen pas spekulimeve online lidhur me fryrjen e kyçit të Trump-it dhe mavijosjet në duar.

    Leavitt tha se Trump, 79 vjeç, nuk ka shenja të trombozës së venave të thella apo sëmundjeve arteriale, të cilat mund të jenë komplikime të insuficencës venoze kronike.

    Ajo shtoi gjithashtu se Trump ka kryer teste të tjera laboratorike, rezultatet e të cilëve janë brenda kufijve normalë, si dhe një ekokardiogram që tregoi “strukturë dhe funksion normal të zemrës.”

    “Njëkohësisht, nuk janë gjetur shenja të dështimit të zemrës, dëmtimit të veshkave apo sëmundjeve të tjera sistemike,” tha Leavitt.

    Ajo shpjegoi gjithashtu se mavijosjet në pjesën e pasme të duarve të Trump-it u vlerësuan dhe u konstatuan si irritim i lehtë i indeve të buta nga shtrëngimet e duarve dhe përdorimi i aspirinës, që ai e merr për trajtimin e vazhdueshëm të zemrës.

    Leavitt përfundoi duke thënë se ish-Presidenti është në shëndet të shkëlqyer dhe nuk ka ndonjë shqetësim për momentin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark