I martuar, por në koncert me kolegen – biznesmeni i njohur kapet mat duke u përqafuar, reagon me siklet kur shfaqet në ekran gjigant/Pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I martuar, por në koncert me kolegen – biznesmeni i njohur kapet mat duke u përqafuar, reagon me siklet kur shfaqet në ekran gjigant/Pamje

    Insajderi
    17 July 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sipërmarrës e gjeti veten në një moment tejet të sikletshëm, kur kamera në stadiumin ku po ndiqte një koncert të Coldplay, e fokusoi atë së bashkë me një grua të panjohur.

    Drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron, ishte duke përqafuar drejtoreshën e personelit të kompanisë së tij, Kristin Cabot dhe u habit kur ky moment u shfaq në ekranin e madh. Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket sipërmarrësi që shtanget dhe tenton të fshihet. Edhe punonjësja e tij, që duket se ‘u kap mat’ i kthen kurrizin kamerës.

    “Oh, shihini këta të dy“, tha vokalisti i grupit Chris Martin ndërsa kamera kapi çiftin duke u përqafuar. Por, kur Byron dhe Cabot u ndanë me shpejtësi nga njëri-tjetri, artisti shtoi me humor “në rregull, hajde tani… ose kanë një lidhje ose janë thjesht të turpshëm”.

    Nuk ka ende asnjë reagim nga Any Byron dhe as nga gruaja e tij, Megan Kerrigan Byron, raporton News Week.

    Byron është drejtor ekzekutiv i Astronomer një kompani që përmirëson infrastrukturën e të dhënave dhe që kohët e fundit zhvendosi selinë e saj në New York City teksa po zgjerohet.

    Momenti ka shkuar viral, duke numëruar miliona shikime:

    @instaagraace trouble in paradise?? 👀 #coldplay #boston #coldplayconcert #kisscam #fyp ♬ original sound – grace


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark