Wolves e nderon Diogo Jotan, e fut në “Hall of Fame” të klubit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Wolves e nderon Diogo Jotan, e fut në “Hall of Fame” të klubit

    Insajderi
    18 July 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wolverhampton Wanderers i kanë bërë homazh sulmuesit portugez Diogo Jota duke e futur atë në Hall of Fame të klubit, pasi ai humbi jetën në një aksident automobilistik në fillim të këtij muaji.

    Jota ndihmoi Wolves të ngjiteshin në Premier League në vitin 2018, përpara se të bashkohej me Liverpoolin në vitin 2020.

    “Diogo nuk ishte vetëm një futbollist fenomenal, por edhe një person që u soll gjithmonë me përulësi dhe mirësjellje gjatë kohës së tij te Wolves, dhe do të na mungojë shumë të gjithëve,” tha Matt Wild, drejtori i administratës së futbollit te Wolves, në një deklaratë të enjten vonë.

    Billy Wright, Derek Dougan dhe Steve Bull janë disa nga emrat që tashmë janë pjesë e Hall of Fame të klubit, që u krijua në vitin 2008.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark