Dy armë të konfiskuara në Mitrovicë brenda 24 orëve – arrestohet një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy armë të konfiskuara në Mitrovicë brenda 24 orëve – arrestohet një person

    Insajderi
    18 July 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës se Jugut në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.

    Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri pas një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë.

    Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .

    Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari jave me parë te njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale.

    I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark