Përdorimi i pishinave publike - IKSHPK del me thirrje për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdorimi i pishinave publike – IKSHPK del me thirrje për qytetarët

    Insajderi
    18 July 2025 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me thirrje publike për të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike.

    Sipas IKSHPK qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet në vijim:

    1️⃣ Ruani higjienën personale

    Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm 🚿

    • Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme 🚫👕

    • Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive , të lëkurës 🦠 apo të traktit tretës (p.sh. diarreja) 🚫

    • Nëse keni plagë të hapura 🩹, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione ⚠️

    2️⃣ Sjellje e përgjegjshme në pishinë 👨‍👩‍👧‍👦📢

    • Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese 📛

    • Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme 👀👶

    • Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll 🤸‍♀️

    3️⃣ Ndalohet ndotja e ujit 🚱

    • Mos urinoni në ujë 🚫– dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione

    • Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit 🍔🥤 – kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte 🐜

    • Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë 👶🩲

    4️⃣ Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura ✅

    • Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara 🧾

    • Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë 📞

    🫱 Kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve ❤️


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark