Nuk do ta besoni: Kaq e pasur është Edona Llalloshi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk do ta besoni: Kaq e pasur është Edona Llalloshi

    Insajderi
    18 July 2025 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur dhe tashmë deputete e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë më 19 prill 2025, pasi është betuar si deputete.

    Dy Mercedes luksozë të marrë me leasing në vitin 2023 – njëri kushton 72,000 € dhe tjetri 36,000 €. Sipas deklaratës.

    Në pronësi ka edhe:

    • Një banesë prej 139.48 m², blerë me kredi në vitin 2015 për 95,000 €
    • Një kat shtëpie prej 168 m², i trashëguar dhe blerë në vitin 2019 me vlerë të deklaruar 218,400 €

    Sa i përket detyrimeve financiare, Edona ka dy kredi aktive, për nevoja familjare. Shuma totale? Mbi 83,000 €, ndërsa aktualisht ka për të paguar edhe rreth 49,000 €.

    Në pjesën e kursimeve ka deklaruar 13,000 € cash dhe në banka, ku përfshihen edhe 8,000 € të ndara në emër të dy fëmijëve të saj.

    Edhe kompania “Edona Band SH.P.K.” është pjesë e pasurisë së saj – ajo është pronare e vetme, me biznes të regjistruar në fund të vitit 2024, me kapital fillestar 1,000 €.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark