Suspendohet polici në Gjakovë, ja për çka dyshohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet polici në Gjakovë, ja për çka dyshohet

    Insajderi
    18 July 2025 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Gjakovës ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj një zyrtari policor, i cili ushtronte detyrën në stacionin policor të këtij qyteti. Punonjësi është suspenduar për një afat prej 72 orësh, si masë e përkohshme në kuadër të hetimeve të brendshme.

    Masat janë marrë nën dyshimin për rrjedhje të informacionit zyrtar, një shkelje që bie në kundërshtim me standardet etike dhe ligjore të shërbimit policor.

    Sipas njoftimit zyrtar, veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili pritet të luajë një rol kyç në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark