Ilaçi që po transformon jetën seksuale, efektet që s’i prisnit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ilaçi që po transformon jetën seksuale, efektet që s’i prisnit

    Insajderi
    18 July 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studim interesant nga Kinsey Institute dhe DatingAdvice ka zbuluar se ilaçet e njohura për dobësim, si GLP-1, nuk po ndryshojnë vetëm peshën trupore të njerëzve – por edhe mënyrën si ata përjetojnë takimet, vetëbesimin dhe jetën seksuale.

    Mbi 6.7 milionë amerikanë janë përdorues të këtyre ilaçeve dhe shumica e tyre kanë përjetuar ndryshime të ndjeshme. Ja disa prej tyre:

    Vetëbesimi në rritje: 59% thonë se përvoja e tyre në takime është përmirësuar. Ata ndihen më të sigurt, më të gatshëm për të krijuar lidhje dhe më të afërt me partnerët.

    Më shumë ndeshje në aplikacione: 14% kanë marrë më shumë “match”, ndërsa 12% kanë dalë më shpesh në takime. 17% madje kanë blerë rroba të reja për të shfaqur ndryshimin në pamje!

    Edhe jeta intime nuk ka mbetur pa u prekur:

    • 52% raportuan ndryshime në jetën seksuale
    • 18% kanë më shumë dëshirë seksuale
    • 16% ndihen më mirë me trupin e tyre
    • 16% kanë përmirësim në funksionin seksual

    Por jo gjithçka është pozitive.

    • 16% kanë pasur ulje të dëshirës seksuale
    • 12% kanë përjetuar vështirësi në funksion seksual

    Burrat në avantazh?
    Studimi tregon se meshkujt kanë përfituar më shumë, duke qenë 3 herë më të prirë të ndihen më të sigurt dhe 2 herë më aktivë në takime sesa gratë.
    Sipas Dr. Justin Lehmiller, kjo mund të lidhet me faktin që burrat zakonisht marrin më pak vëmendje në aplikacionet për takime – prandaj çdo ndryshim në pamje ose vetëbesim mund të ketë ndikim më të madh te ta.

    Ai shton se efektet ndryshojnë nga personi në person, në varësi të llojit të ilaçit, dozës, mënyrës së jetesës dhe sa shpejt bie në peshë dikush.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark