Ky është doganieri që dyshohet se lejoi kontrabandën në Vërmicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është doganieri që dyshohet se lejoi kontrabandën në Vërmicë

    Insajderi
    18 July 2025 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar dje për zbulimin dhe parandalimin e një rasti të kontrabandës me mallra të dyshuara si të falsifikuara në Pikën Kufitare të Vërmicës, ku janë arrestuar një zyrtar doganor dhe një transportues.

    Ndaj zyrtarit doganor është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren ku ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin I.K, ndaj të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ilijaz Kaplani, i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas komunikatës zyrtare, Njësitë Antikontrabandë, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë një operacion të planifikuar gjatë të cilit është identifikuar një tentim për të futur në Kosovë mbathje sportive me marka të mbrojtura, duke shmangur kontrollin doganor dhe pagesën e detyrimeve.

    “Hetuesit e Doganës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Nga hetimet janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se zyrtari doganor nuk ka përmbushur detyrat ligjore duke mundësuar hyrjen e mallrave të kontrabanduara,” thuhej në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark