Tragjedi në Belgjikë, vdes foshnja, e kishin harruar në makinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në Belgjikë, vdes foshnja, e kishin harruar në makinë

    Insajderi
    18 July 2025 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra brenda një makine të parkuar, në një ditë të nxehtë vere.

    Autoritetet lokale kanë konfirmuar lajmin dhe kanë bërë të ditur se prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia për të zbuluar në detaje rrethanat e tragjedisë.

    Sipas të dhënave të para të hetimit, të publikuara nga media belge, dyshohet se babai i fëmijës ka harruar ta dërgojë atë në çerdhe përpara se të shkonte në punë, duke e lënë pa dashje në makinë gjatë gjithë ditës.

    Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes ka qenë goditja nga të nxehtit (hipertermia) dhe ka përjashtuar ndërhyrjen e personave të tretë.

    Ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Raste të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Në Itali, në 26 vitet e fundit janë shënuar 12 raste të fëmijëve të harruar në makina, ndërsa në Spanjë, një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën në kushte të ngjashme, në një ditë me 36 gradë Celsius. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark