Haradinaj: Avni Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Avni Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend

    Insajderi
    19 July 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sjelljet e Avni Deharit në Kuvendin e Kosovës janë të çuditshme dhe sipas Haradinajt atë po e kapë paniku nëse një deputetët po e thotë një fjalë më shumë dhe po ua ndal mikrofonat.

    “Sjellja e Avni Deharit është e çuditshme. Panika e tij me ua ndalë fjalën e deputetëve është e papranueshme”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka thënë se edhe ftesa e sotme është tallje, megjithatë potencon se vjen për respekt të Kuvendit dhe jo për respekt të ftesës.

    Derisa për Kurtin, të cilin e ka quajtur “mashtrues”, Haradinaj thotë se kreu i LVV-së e ka ndarë mendjen që ta bëjë Kosovën “keq e më keq”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark