A do ta votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Memli Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Memli Krasniqi

    Insajderi
    19 July 2025 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, s’është përgjigjur prerë kur u pyet nga gazetarët nëse do të votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar nëse emri i tij do të propozohej nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Ju e dini, Partia Demokratike e Kosovës diku 50 herë ka folë për këtë punë. I takon partisë së parë me e propozu dikë prej deputetëve të vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta e bëjnë zgjidhjen”, tha Krasniqi.

    Ndryshe, deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se sot mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj.

    Ajo tha se kjo është mundësia e fundit, që të arrihet një marrëveshje dhe të dilet nga ngërçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark