Rrahja në Lipjan, gjashtë persona të lënduar, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja në Lipjan, gjashtë persona të lënduar, policia jep detaje

    Insajderi
    19 July 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në një lokal në Lipjan. Personat e përfshirë kanë grushtuar njëri-tjetrin, e madje janë hedhur edhe me gota.

    Si pasojë gjashtë persona kanë mbetur të lënduar,

    Atyre i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe nën përcjellje të policisë po marrin trajtimin.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

    “Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha Ahmeti.

    VIDEON nga rrahja mund ta shikoni këtu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark