Kreshniku zbulon kuptimin e emrit të djalit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Kreshniku zbulon kuptimin e emrit të djalit

    Insajderi
    19 July 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji, u bekuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan – një emër që ka ngjallur menjëherë kuriozitet dhe vëmendje në rrjet.

    Sot, Kreshniku ka ndarë për herë të parë kuptimin e këtij emri të rrallë, duke e kthyer në një moment plot emocione dhe simbolikë.

    “Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor,” ka shkruar ai.

    Për prindërit e rinj, Daskan nuk është thjesht një emër, por një krenari, një trashëgimi gjaku, një kujtesë historike që lidhet ngushtë me identitetin dhe origjinën shqiptare. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark