
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate kanë realizuar një takim në funksion të zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës, pak ditë para se të shënohen një muaj nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ndonëse s’janë dhënë shumë informacione për kohën dhe vendin e takimit, Kurti e Limaj janë takuar në një restorant në lagjen Pejton të Prishtinës, që është pranë selisë së NISMA-s.
Ky takim është mbajtur afati 30 ditorë i Kushtetueses po afrohet dhe ende s’është konstituuar Kuvendi.
NISMA vazhdon të kërkojë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që Vetëvendosja vazhdon të këmbëngul në Albulena Haxhiun për kandidate të kësaj pozite. /Insajderi.org/