"CEO" i Astronomer që u kap mat me kolegen në koncert të Coldplay merr një vendim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “CEO” i Astronomer që u kap mat me kolegen në koncert të Coldplay merr një vendim

    Insajderi
    19 July 2025 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Astronomer me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u pa duke përqafuar një punonjëse në një koncert të Coldplay, sipas një postimi në LinkedIn nga kompania të shtunën.

    Bordi i drejtorëve të Astronomer pranoi dorëheqjen e Byron, sipas postimit në LinkedIn, dhe do të fillojë kërkimin për drejtorin ekzekutiv të ardhshëm, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    “Siç u tha më parë, Astronomer është i përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë. Udhëheqësit tanë pritet të vendosin standardin si në sjellje ashtu edhe në llogaridhënie, dhe kohët e fundit, ky standard nuk u përmbush”, shkroi kompania të shtunën.

    Kompania të premten tha se bashkëthemeluesi dhe drejtori kryesor i produktit të Astronomer, Pete DeJoy, do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark