Tentoi të shuante zjarrin, lëndohet i moshuari në Ujmirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të shuante zjarrin, lëndohet i moshuari në Ujmirë

    Insajderi
    20 July 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në fshatin Ujmirë të komunës së Klinës, një i moshuar ka pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë varrezat.

    Sipas burimeve të portalit Klina Info, kishte hyrë në zjarr në shuarjen e flakëve, por për pasojë ka marrë plagë të rënda nga zjarri.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë.

    E lënduari më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë.

    Ja vendi në Ujmirë, ku i moshuari mori plagë të rënda duke tentuar ta shuajë zjarrin në varreza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark