Mustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative, në 2017 lirova nga detyra 8 ministra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative, në 2017 lirova nga detyra 8 ministra

    Insajderi
    20 July 2025 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar se në vitin 2017 i kishte liruar nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit.

    Duke e sjellë këtë shembull, ai mori shkas të shkruajë në Facebook pas vendimit të Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

    “Të nderuar miq, Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, ka shkruar Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark