Bajrami shpërthen ndaj Kurtit dhe Muratit: Po e shkelin Kushtetutën dhe po e rrënojnë ligjshmërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami shpërthen ndaj Kurtit dhe Muratit: Po e shkelin Kushtetutën dhe po e rrënojnë ligjshmërinë

    Insajderi
    20 July 2025 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i akuzuar se janë në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, dita kur u certifikuan zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në një deklaratë, Bajrami theksoi se veprimet e tyre jo vetëm që janë jashtëligjore, por po i zhbëjnë themelet kushtetuese të institucioneve të shtetit.

    “Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese,” deklaroi ajo, duke e cilësuar këtë si shembull flagrant të shkeljeve nga Qeveria në detyrë.

    Ajo kërkoi reagim urgjent nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se mbrojtja e rendit kushtetues dhe ligjshmërisë është urgjente dhe e domosdoshme.

    “Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për ta mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”. tha Bajrami, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark