“Jeta ime u përmbys në më të bukurën mënyrë” - Dafina Zeqiri emocionon pas lindjes së djalit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Jeta ime u përmbys në më të bukurën mënyrë” – Dafina Zeqiri emocionon pas lindjes së djalit

    Insajderi
    20 July 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Zeqiri ka ndarë emocionet e para si nënë në një postim prekës në rrjete sociale, vetëm pak ditë pasi solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.

    Artistja e njohur shqiptare, e cila po shijon momentet më të lumtura të jetës me partnerin Kreshnik Gjergji, ka falënderuar publikun për dashurinë dhe urimet, teksa nuk ka kursyer emocionet që po përjeton.

    “Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume për gjithçka që po vjen,” shkroi ajo.

    Dafina nuk harroi as të shprehë mirënjohjen për të gjitha nënat, duke i cilësuar si superheroina e kësaj bote, si dhe për partnerin e saj, të cilin e quajti “shkëmbin” dhe mbështetjen më të madhe në këtë rrugëtim të ri.

    “Burrit tem, faleminderit që je shkëmbi jem. E di që ki me qenë shembulli ma i mirë për djalin tonë,” përfundoi ajo.

    Këngëtarja premton se ky kapitull i ri do ta pasurojë jo vetëm jetën e saj personale, por edhe atë artistike, teksa ndan këtë fazë të veçantë me ndjekësit e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark