
Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se fillimisht autoritetet janë njoftuar për një zjarr në atë zonë.
“Në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur një person të shtrirë në tokë, me lëndime trupore”, tha Gashi.
Sipas tij, viktima është dërguar fillimisht në qendrën e mjekësisë familjare dhe më pas është transferuar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Aktualisht, nuk është konfirmuar nëse vdekja ka ardhur si pasojë e zjarrit, apo për ndonjë shkak tjetër. Njësitet kompetente janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit.