
Një grua është gjetur pa shenja jete në Komoran të Drenasit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Burime të sigurta të Insajderit konfirmuan se viktima ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familjen e saj.
Sipas informacioneve, fillimisht prokurori i rastit kishte vendosur që viktimës t’i bëhej autopsia, por pastaj është bindur nga familjarët që të njëjtës të mos i bëhet autopsia, për shkak se kishte probleme shëndetësore.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin…