
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të ndodhur në një lokacion në Klinë paraditen e së dielës.
Përmes raportit ditor të së hënës, bëhet e ditur se policia, ndihma e shpejt dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Insajderi.
“Klinë / 20.07.2025 – 11:20. Është raportuar për një zjarr që kishte ndodhur në një lokacion. Njësitë relevante policore, ndihma e shpejtë mjekësore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është dërguar për ndihmë mjeksore në qendrën e mjekësisë familjare dhe në spitalin rajonal Pejë, ku viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/