Qytetari sjell ujin e "knushëm" nga Shqipëria në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari sjell ujin e “knushëm” nga Shqipëria në Kuvend

    Insajderi
    21 July 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Para hyrjes së Kuvendit është parë një qytetar duke protestuar në mënyrë simbolike.

    Ai kishte sjellë me vete një bostan dhe një shishe ujë, për të cilin pretendon se e kishte marrë në Shqipëri nga një hoxhë.

    “Kam qenë në Shqipëri, tek hoxhallarët, tek Kalaja, dhe më kanë dhënë ujë. Më tha: ‘Shko spërkate Parlamentin, ndoshta bëhet’. Për fatin e seancës së 50-të, ndoshta bëhet, por Albulena nuk zgjidhet as në seancën e 100-të. Nëse nuk bën hajr ky ujë, kam me shku te një sheh në Gjakovë…” dëgjohet duke thënë ai./Insajderi

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark