Çitaku: Kurti po synon të shuajë zërin tonë, ka uzurpuar zyret dhe kompetencat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kurti po synon të shuajë zërin tonë, ka uzurpuar zyret dhe kompetencat

    Insajderi
    21 July 2025 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 50-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të qëllimshëm të institucioneve.

    “Nga përfundimi i procesit zgjedhor, 162 ditë, pa institucione funksionale, pa një Kuvend të konstituuar, me një Qeveri që ka uzurpuar zyret dhe kompetencat dhe që në mënyrë të jashtëligjshme vazhdon të marrë vendime që ndëshkojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për 162 ditë, Albin Kurti ka synuar të shuajë zërin tonë dhe të na pamundësojë ushtrimin e detyrave që na i ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës”, u shpreh tutje Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark