Albina sqarohet pas reagimit viral ndaj Eglit: Më vjen keq për ata që… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Albina sqarohet pas reagimit viral ndaj Eglit: Më vjen keq për ata që…

    Insajderi
    21 July 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një vale reagimesh në rrjete sociale mbi një interpretim të këngës “Mora fjalë” nga Egli Tako, Albina Kelmendi ka sqaruar qëllimin e reagimit të saj, i cili u keqinterpretua nga një pjesë e publikut.

    Në një postim të ri në InstaStory, këngëtarja shprehet:

    “Më vjen keq për ata që e kanë keqkuptu reagimin tim. Në vend që me dëgju çka po them, vazhdoni e merrni me veshje e paraqitjen!

    Lëshojani zërin videos edhe e kuptoni çka kam dasht me thënë…”.

    Albina shpjegon se në videon e shpërndarë ka reaguar ndaj asaj që ka dëgjuar.

    “Faqja ku e kam parë këtë video ka qenë kritikuese ndaj veshjes, e unë veç kom reagu ndaj asaj që kam dëgjuar, prandaj kam shkruar: ‘uroj të jetë veç montazh’.”

    Megjithatë, ajo nuk heziton të japë mendimin e saj për veshjen e Eglit, duke shtuar:

    “Dhe po, nëse po e doni mendimin tim edhe për këtë temë, e thom shumë qartë se ajo veshje nuk i përshtatet aspak karakterit të këngëve që po interpretohen”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark