Ky është njëri prej punëtorëve që vdiq në Gjakovë/Foto - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është njëri prej punëtorëve që vdiq në Gjakovë/Foto

    Insajderi
    21 July 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën sot gjatë punës në një punishte në qytetin e Gjakovës. Sipas informacioneve të para, të dy viktimat janë rreth moshës 50-vjeçare.

    Njëri prej të ndjerëve është identifikuar si Daut Bajraktari.

    Familjarët e tij kanë bërë publike lajmin përmes një njoftimi mortor, ku thuhet:

    “Sot, me datë 21.07.2025, ka ndërruar jetë mixha jonë më i dashur, Daut Rrustem Bajraktari. Varrimi i të ndjerit do të bëhet i ditur me kohë. Të pikëlluar, familja Bajraktari.”

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se dy të arrestuarve lidhur me rastin e vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit iu është caktuar masa e ndalimit 48-orësh.

    Gjakovë, 21 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se më datë 21.07.2025, është informuar nga Policia e Kosovës për një incident tragjik të ndodhur në një vendpunim, ku si pasojë kanë humbur jetën dy (2) punëtorë”, ka bërë të ditur Prokuroria në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, Prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, vijon njoftimi.

    Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve pritet që të caktohet edhe masa e paraburgimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark