Insajderi
Biznes

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj rikthen artin në zemër të Kosovës me ëndrrën për një shtëpi opere

Insajderi
21 July 2025 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj rikthen artin në zemër të Kosovës me ëndrrën për një shtëpi opere
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Interex – mbështetësi kryesor i artit që udhëton pa mure

Përmes mbështetjes si sponsor gjeneral, Interex ka bërë të mundur zgjerimin e festivalit në Pejë dhe Mitrovicë, duke sjellë për herë të parë opera në hapësira publike jashtë kryeqytetit dhe duke dëshmuar përkushtimin për promovimin e artit në çdo cep të Kosovës.

Prishtinë, 21 Korrik 2025 – Festivali Ndërkombëtar i Operës “Rame Lahaj” , me përkrahjen e fuqishme të Interex si sponsor gjeneral, shënon edicionin e tij të pestë me një thirrje të qartë: Kosova ka nevojë për një shtëpi të sajën të operës.

Nën moton “Ëndrra Pa Kufi, Opera Pa Mure”,  është bërë simbol i vizionit artistik që shkon përtej pengesave fizike e institucionale, duke sjellë në Kosovë artistë të klasit botëror dhe duke kthyer qytetet në skena për artin operistik.

“Ndërtimi i një shtëpie opere nuk është luks, por domosdoshmëri kulturore,” deklaron tenori i njohur Rame Lahaj, themeluesi i festivalit.

Nexhmije Pagarusha, mbrëmje nderimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë

Një nga pikat më të veçanta të këtij edicioni është koncerti-homazh për Nexhmije Pagarushën, ikonën e muzikës shqiptare.
📍 23 Korrik – Prishtinë
📍 24 Korrik – Pejë, në qendrën tregtare American Retail Park – Interex
📍 25 Korrik – Mitrovicë, në parkingun e pikës Interex

🎤 Artistët pjesëmarrës:

  • Edona Reshitaj
  • A R B Ë R E S H Ë
  • Adhurim Grezda
  • Gala El Hadidi
    🎶 Të shoqëruar nga Gent Rushi Group
    🎟 Hyrja është pa pagesë në të gjitha lokacionet.

Opera që tejkalon kufijtë

Me pjesëmarrje nga artistë të njohur ndërkombëtarë nga SHBA, Afrika e Jugut, Turqia, Italia, Austria e shumë vende të tjera, RLIOF5 dëshmon se muzika klasike nuk njeh kufij gjeografikë apo kulturorë. Ajo i përket njerëzimit – dhe Kosova është pjesë e kësaj skene globale.


🟨 RLIOF5, me përkrahjen e Interex, nuk është vetëm një ngjarje kulturore – është një thirrje për t’i dhënë zë ëndrrës së brezave të rinj: një shtëpi e vërtetë për operën në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark