
Kandidati për kryetar të Pejës, Kreshnik Husaj, ka reaguar në rrjete sociale me një status të ashpër ndaj kryetarit aktual, Gazmend Muhaxheri, pas një takimi të këtij të fundit me priftin At Nikolla Xhufka nga Shqipëria.
Në reagimin e tij, Husaj përdor një gjuhë të rëndë dhe nënkuptime fyese ndaj priftit duke përmendur edhe orientimin e tij seksual. Ai pretendon se edhe në stafin e Muhaxherit, janë dy drejtor që janë pjesë e komunitetin LGBTI+.
“Kryetari Muhaxheri mduket se I paska lakmu edhe hiq qudi sosht ?? Sepse ne stafin e tij I ka dy drejtora e nje ish nenkryetar qe i kan ra b…s e kta e dinë botërisht”(sic), shkruan Husaj mes tjerash.
Ai gjithashtu shpreh pakënaqësinë për refuzimin e një projekti nga Komuna e Pejës, për të cilin thotë se është dëshmitar i diskriminimit.
Statusi i plotë: