Behrami: Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Behrami: Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin

    Insajderi
    21 July 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryesuesi i seancës Avni Dehari po funksionon me dokument ilegal.

    Ai tha se ky skenar është i rrezikshëm sepse krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

    Behrami ka thënë se Dehari nuk po e lejon as fjalën, dhe një ditë iu ka mbetur vetëm t’i mbajnë jashtë seancat.

    “Që për 50 seanca z. Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin, ju e keni pa, nuk është analogji e duhur, por pamjet e tillë neve na ka mbetur një ditë veç me dlaë jashtë, si dikur deputetët e viteve 90’ta edhe me i mbajtë seancat jashtë”.

    “Ku e kanë marrë këtë skenar të dytë për këtë komision, ai është dokument ilegal me të cilin funksionn z. Dehari nuk është dokument i Kuvendit”, ka thënë Behrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark