Të shtëna me armë në Ferizaj – dy të lënduar, sekuestrohen dy armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Ferizaj – dy të lënduar, sekuestrohen dy armë

    Insajderi
    22 July 2025 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shkëmbimi zjarri që ka ndodhur rreth orës 00:50 të mëngjesit të së hënës në fshatin Doganaj të Ferizajt.

    Sipas Policisë, në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

    Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, e më pas janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    VRASJE NË TENTATIVË

    Fsh. Doganaj, Ferizaj  21.07.2025 – 00:50. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se dy persona meshkuj kosovarë janë lënduar. Në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe IPK. Dy të dyshuarit pas ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt janë dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin janë sekuestruar dy armë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës”. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark