Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes …

    Insajderi
    22 July 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka ndarë së fundmi një reagim emocional dhe të thellë në rrjete sociale, si përgjigje ndaj një komenti nga një ndjekës i saj i cili e quajti “top talent”, duke shprehur zhgënjimin pse ajo nuk po merret më me muzikë.

    Komenti në fjalë thoshte: “Top talent që sot as 5 për qind e estradës se kanë talentin tënd, e ti nuk merresh me muzikë. A e ke pyetur veten ndonjëherë pse je kundër vetes kaq shumë?”.

    Në vend që ta injoronte, Ana vendosi të ndajë me ndjekësit një sqarim të ndjerë, duke zbuluar për herë të parë në mënyrë të qartë arsyet pse është larguar nga skena muzikore, një shkëputje që shumë fansa e kanë ndier dhe pyetur për të gjatë gjithë kësaj kohe.

    Foto: Screenshot/TikTok

    “E para, faleminderit për këtë koment dhe opinion. Unë e di që të gjithë i keni mendimet e juaja, dhe është normale që kur nuk jam duke folur shumë, nuk e dini pse”, nis ajo reagimin.

    Ajo shpjegon se gjatë vitit të fundit ka ndalur të gjitha bashkëpunimet, koncertet dhe projektet muzikore që kishte planifikuar. Vendimi, siç thotë, erdhi pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të brendshëm.

    Kabashi tregon se një nga arsyet kryesore ishte nevoja për t’i thënë “jo” gjërave që nuk i përkasin më, për të mos e humbur veten dhe për të ndaluar së dëgjuari njerëz që ndikojnë negativisht në vetëbesimin dhe qejfin e saj.

    “Në fakt, nuk ta do askush të mirën”, thotë ajo me sinqeritet, duke shtuar se ka mësuar të dëgjojë më shumë veten, të dojë më shumë veten dhe të besojë në mendimin dhe zemrën e saj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark