Rama paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë me shitës ambulant në mes të rrugës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rama paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë me shitës ambulant në mes të rrugës

    Insajderi
    22 July 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se këto aktivitete nuk do të tolerohen më në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi cenojnë jetën e komunitetit.

    Rama bëri të ditur se, krahas masave për hapësirat publike, do të ndërmerren dhe ndryshime ligjore për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm për larje me zorrë.

    Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

    “Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlillo.”

    Reagimi i kryeministrit vjen në vijim të fushatës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike dhe disiplinimin e aktiviteteve që, sipas kryeministrit, cenojnë interesin publik dhe mjedisin urban.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark