Hapet një pikëkalim i përkohshëm kufitar në territorin e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet një pikëkalim i përkohshëm kufitar në territorin e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    22 July 2025 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar për hapje për qarkullim të përkohshëm të një pike kufitare.

    Kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator të këtij viti.

    Në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se vendkalimi është i kategorisë “C”, ku pika do të jetë e hapur me orarin 08:00-20:00.

    “Pika e kaliimit kuftiar e përcaktuar me këtë vendim hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike”, thuhet në vendim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark