Alarmon Xhafer Tahiri, prezanton kontratën 825 mijë euro me çmime të fryra të Komunës së Vushtrrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Xhafer Tahiri, prezanton kontratën 825 mijë euro me çmime të fryra të Komunës së Vushtrrisë

    Insajderi
    22 July 2025 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhafer Tahiri, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, ka prezantuar kontratën për hartime të projekteve në vlerë prej 825 mijë euro të kryetarit aktual, Ferit Idrizit.

    Tahiri ka bërë të ditur se në këtë kontratë ka çmime të fryera, ku bën të ditur se për hartimin e projekteve kryesore paguan 18,14 centë metrin katror të projektit, kurse vlera e tregut është jo më shumë se 6-7 euro.

    Tahiri tutje tregon se paguan për renovim 24.50 centë për metër katrorë, që është më shtrenjtë sesa hartimi i projekteve.

    Ai këtë kontratë e ka vlerësuar si rast të korrupsionit. /Insajderi.org/

    NDIQENI VIDEON PËR MË SHUMË DETAJE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark