Vdekja e 44-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 44-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj, policia jep detaje

    Insajderi
    22 July 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 44-vjeçari në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj të martën.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se tashmë i ndjeri është gjendur I shtrirë në vendin e rrugës, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, shkruan Insajderi.

    “Rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën ,,17 Shkurti” në Skenderaj. Është njoftuar emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, thuhet në njoftim.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e poashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore”.

    “Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti ,,Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark