Ky është 44-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 44-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

    Insajderi
    22 July 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me vdekjen e një 44-vjeçari në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj të martën.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se tashmë i ndjeri është gjendur I shtrirë në vendin e rrugës, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, shkruan Insajderi.

    “Rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën ,,17 Shkurti” në Skenderaj. Është njoftuar emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, thuhet në njoftim.

    Bëhet fjalë për Robert Veliun, 44-vjeçarin që u gjet i vdekur sot në vendin e punës.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark