Alarmi për bombë në “Gate Club”, deklarohet policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmi për bombë në “Gate Club”, deklarohet policia

    Insajderi
    23 July 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rap-artisti i njohur, Noizy, ishte paraparë të performonte të martën në një nga klubet e njohura në Prishtinë.

    Mirëpo, kjo mbrëmje u anulua për shkak të paralajmërimit për një mjet shpërthyes, ndonëse një gjë të tillë sipas klubit nuk ka ndodhur dhe se ishte alarm i rrejshëm.

    Zëdhënësi policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka pohuar se menjëherë në vendin e ngjarjes dolën njësitë e specializuara policore, përfshirë edhe njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese si dhe njësiti K9 (qentë gjurmues).

    “Pas evakuimit si dhe kontrollit të plotë të hapësirave nga njësitë përkatëse, është konstatuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes dhe se informata ka qenë e rrejshme. Rasti është referuar tek prokurori kompetent, dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit”, ka thënë Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark