Bajrami reagon pas vdekjes së katër punëtorëve në vendi e punës, kërkon përgjegjësi institucionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami reagon pas vdekjes së katër punëtorëve në vendi e punës, kërkon përgjegjësi institucionale

    Insajderi
    23 July 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas humbjes së jetës së katër punëtorëve gjatë javës së fundit në vendin e punës, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe kërkuar veprim urgjent nga institucionet, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe theksoi se siguria në punë është detyrim moral dhe qytetar. “Secili prej nesh duhet të ndjejë përgjegjësi për gjendjen e punëtorëve,” tha Bajrami.

    Ajo u bëri thirrje institucioneve, përfshirë inspektoratet dhe Prokurorinë, që të ndërmarrin masa konkrete dhe të mbajnë përgjegjës ata që kanë dështuar të parandalojnë këto tragjedi.

    “Jeta nuk kthehet, por drejtësia duhet të veprojë,” përfundoi deputetja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark