Insajderi
Lajme

Peci: Dua të jem optimist që në këtë javë do kemi kuvend dhe qeveri

Insajderi
23 July 2025 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peci: Dua të jem optimist që në këtë javë do kemi kuvend dhe qeveri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se kërkesën e presidentes Osmani e sheh nga prizmi pozitiv.

“Presidentja i ka dhënë një shans, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që ka edhe si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve, ndoshta edhe me korrektu një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak se në një çështje dhe interpretim të tillë nuk i ka ndihmu shumë institucioneve dhe mundësisë së konstituimit të kuvendit. Kështu që unë e shoh në frymën dhe prizmin pozitiv për me mujt me evitu një situatë që nuk është lehtë e parashikueshme çka pas një afati të tillë”, tha ai.

Peci u pyet për bisedimet me Nismën.

“E di që ka diskutime të vazhdueshme, unë du me besu, çdoherë vi me qëllimin pozitiv dhe du me qenë optimist që kjo javë mundet përfundimisht me kriju një situatë të re ku ne kemi kuvend dhe qeveri”, tha ai. 


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark