Haxhiu konfirmon: VV i ka dërguar ofertë Fatmir Limajt për marrëveshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu konfirmon: VV i ka dërguar ofertë Fatmir Limajt për marrëveshje

    Insajderi
    23 July 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se partia e saj i ka dërguar një ofertë kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Para fillimit të seancës së 51-të konstituive të Kuvendit, Haxhiu u pyet nga gazetarët nëse ekziston ndonjë marrëveshje me Limajn, dhe ajo tha shkurt: “Po presim, ia kemi dërguar ofertën”.

    Për këtë ofertë kishte folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa ditë më parë në një konferencë për media, duke mos dhënë shumë detaje./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark