Nura: Limaj e meriton votën e PDK-së, është më dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nura: Limaj e meriton votën e PDK-së, është më dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të VV-së

    Insajderi
    23 July 2025 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke lënë të kuptohet se PDK mund ta votojë atë në rast se kandidatura propozohet.

    Nura tha se Limaj e meriton votën e partisë së tij, duke e vlerësuar më të denjë se shumë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e voton Fatmir Limajn, duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së,” tha ai, përcjell Insajderi.

    Nura komentoi gjithashtu situatën e zvarritjes së konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur atë një “dramë të pakëndshme”.

    “Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark