
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë. Ai ka thënë se angazhimi i presidentes e ndryshon gjenden.
“Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani e ndryshon gjendje. Ekzisto mundësia e ngrirjes së afatit 30 ditor, që do të thotë se na mbesin pak ditë në mënyrë që gjetjet e fundit të gjykatës të mund të zbatohen brenda afatit 30 ditor kurdo që krijohet mundësia e vazhdimit. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë, por gjendja nuk është e mirë”.
Haradinaj tha se nuk kanë kushte tjera përpos ndryshimit të emrit të kandidatit.
“Sikurse e dini, ne s’kemi ndonjë kusht, sidomos jo për opozitën. Ne jemi të gatshëm të mbështesim shumicën opozitare, por edhe për pozitën e deritashme u kemi dhënë opcion. U kemi dhënë votën për ndonjë kandidat përbashkues, pa asnjë kusht. Ne ende s’kemi kushte, jemi këtu për të gjetur zgjidhje”, tha kryetari i AAK-së.