Pushteti e trajton me arrogancë çështjen e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës- Sveçla s’flet hiç, Zyba s’ndihet përgjegjës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushteti e trajton me arrogancë çështjen e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës- Sveçla s’flet hiç, Zyba s’ndihet përgjegjës

    Insajderi
    23 July 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës përbrenda një periudhe të shkurtër kohore. Dy nga ta humbën jetën si pasojë e mungesës së mjeteve të sigurisë në vendin e punës. Pushteti në detyrë para mediave e ka trajtuar me arrogancë si çështje.

    Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë dhe deputeti i LVV’së, Salih Zyba, janë pyetur nga gazetari se a e ndjejnë vetën përgjegjës për vdekjen e punëtorëve në vendin e punës teksa futeshin në seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Sveçla s’është deklaruar hiç, teksa Zyba ka thënë se ndjen keqardhje por që s’e ndjen vetën përgjegjës.

    Pamje: Kallxo.com

    Përgjegjës për çka? Ka institucion përgjegjës nëse ka ndodh diçka. Po ndjehem keq për atë që ka ndodhë, por përgjegjës janë tjetërkush, jo na. Na si deputet me ndërmarrë… me e kry obligimin tonë me ardhë në seancë“, deklaroi ai.

    Katër persona kanë humbur jetën në vendin e punës përbrenda një periudhe të shkurtër në Kosovë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark