E paprecedent: Dehari detyrohet ta ndërprejë seancën pas "përplasjes" me Musliun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E paprecedent: Dehari detyrohet ta ndërprejë seancën pas “përplasjes” me Musliun

    Insajderi
    23 July 2025 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit.

    Kjo, pasi që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur me të dhe ka kërkuar që t’i jepet fjala, duke shkuar tek ulësja e Deharit, shkruan Insajderi.

    Dehari ka konstatuar se s’ka kushte për mbarëvajtjen e saj, për çka është ndërprerë dhe s’është hedhur në votim fare çështja e kryeparlamentarit.

    “I bëj lutje zotrit Dehari, nëse të ka mbetur vetëm pak moral dhe integritet njerëzor të lutem përmbaju. Të lutem mos e ndal…”, ka thënë ndër të tjera Musliu.

    Seanca e radhës do të mbahet pasnesër, nga ora 11:00. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark