OVL-UÇK'ja demanton mediat serbe: I arrestuari në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK’ja demanton mediat serbe: I arrestuari në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK

    Insajderi
    23 July 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka konfirmuar se personi i arrestuar së fundmi në Serbi, nuk figuron në asnjë nga listat zyrtare të veteranëve, dhe nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka vepruar gjatë luftës.

    Duke demantuar lajmin, Syla ka theksuar se personi në fjalë nuk ka qenë pjesë e strukturave të njohura të UÇK-së.

    “Nuk figuron në asnjë nga listat, por as nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka qenë në luftë”, ka thënë ai për RTK’në.

    Mediat serbe dje kanë raportuar për arrestimin e një ish-ushtari të UÇK-së në Serbi. Sipas këtyre mediave, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, L.H., është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark