Prokuroria e Pejës me një operacion të madh, arrestime edhe në Prishtinë për krimin e detyrimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Pejës me një operacion të madh, arrestime edhe në Prishtinë për krimin e detyrimit

    Insajderi
    23 July 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar kanë realizuar një operacion ku kanë vënë në pranga katër persona.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se tre nga ta dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”.

    “Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje” që të katërt arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

    Nikçi ka bërë të ditur se ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit dhe do të ndërmerren veprime të tjera ligjore. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark