Syla: Personi i arrestuar në Serbi nuk figuron në listat e veteranëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Personi i arrestuar në Serbi nuk figuron në listat e veteranëve të UÇK-së

    Insajderi
    23 July 2025 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se personi i arrestuar së fundmi në Serbi nuk figuron në asnjë nga listat zyrtare të veteranëve të UÇK-së dhe nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka vepruar gjatë luftës, shkruan Insajderi.

    Këtë deklaratë Syla e ka dhënë për RTK, duke mohuar çdo lidhje të këtij personi me strukturat zyrtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Nuk figuron në asnjë nga listat, por as nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka qenë gjatë luftës,” ka theksuar Syla.

    Mediat serbe raportuan dje për arrestimin e një ish-ushtari të supozuar të UÇK-së në qytetin Svilajnac të Serbisë. Sipas tyre, personi i arrestuar është L.H., 59 vjeç, me origjinë nga Peja, dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi.

    Ai po hetohet nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.

    “Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës,” kanë raportuar mediat serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark