LISTA/ ZKA dërgon në prokurori këto raporte të auditimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LISTA/ ZKA dërgon në prokurori këto raporte të auditimit

    Insajderi
    23 July 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka dërguar gjithsej 11 raste në Prokurorinë e Shtetit, lidhur me raportet e auditimit të performancës. Nga ZKA është bërë e ditur se këto raste i përkasin viteve 2024 dhe 2025.

    Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Insajderi, nga ZKA, kanë treguar se rastet lidhen me parregullsi të evidentuara në kuadër të  raporteve të auditimit të performancës.

    “Për sezonën e auditimit 2024/2025, deri në muajin qershor 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit ka drejtuar informacion në Prokurorinë e Shtetit për  11 raste, që lidhen me parregullsi të evidentuara në kuadër të  raporteve të auditimit të performancës”, thuhet në përgjigjen e ZKA-së.

    Këto tri raste janë: Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës”, “Efikasiteti në realizimin e projektit ‘Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak’”, “Menaxhimi i kontratës “Mirëmbajtja dhe riparimi i infrastrukturës në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive në Kosovë”.

    “Këto raste janë nga tri raporte të auditimit e performancës, “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës”, “Efikasiteti në realizimin e projektit ‘Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak’”, “Menaxhimi i kontratës “Mirëmbajtja dhe riparimi i infrastrukturës në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive në Kosovë”. Po ashtu është edhe një rast që është identifikuar gjatë auditimit në një prej ndërmarrjeve publike, i cili nuk ka qenë në fushëveprim të auditimit, por që kemi vlerësuar se është në interes të vendit që të trajtohet dhe të hetohet çështja më tutje”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Insajderi.

    Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nenin 6 të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Prokurorit të Shtetit të dhënat e shkëmbyera nuk shpalosen pasi konsiderohen konfidenciale dhe menaxhohen vetëm nga persona të autorizuar. Kjo siguron mbrojtjen e palëve të përfshira dhe integritetin e procesit hetimor./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark