Zemaj: Qeverisja e Kurtit është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Qeverisja e Kurtit është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit

    Insajderi
    23 July 2025 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në vend, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si autokratike dhe të zhytur në korrupsion.

    Në një postim publik, Zemaj thekson disa nga veprimet e Qeverisë që sipas tij dëshmojnë mungesën e transparencës dhe keqpërdorimin e pushtetit.

    Postimi i plotë:

    Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

    E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.

    E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.

    U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.

    Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin.

    Por ajo që nuk e ndalin kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret “nën tavolinë”!

    Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark